Në shkollat e Kroacisë e Bosnjës mësohet që Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Lajme

Në shkollat e Kroacisë e Bosnjës mësohet që Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Fakti që në Kroaci e Bosnje mësohet që Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, po i pengon serbët.

“Kosova e ka deklaurar pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, dhe që atëherë është shteti më i ri Evropian, dhe Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, që është një prej shkaqeve të jo stabiliteti në atë rajon”, kështu shkruhet në tekstet e gjeografisë në të cilat mësojnë nxënësit e shkollave fillore në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

E për këto tekste ka reaguar presidenti i Asociacionit serb në Mostar, Dushan Golo, i cili thotë se ky nuk është i vetmi rast ku fëmijët mësohen me histori të shtrembëruar nëpër shkolla, shkruan ‘Srbija Danas’.

Ai thotë se këto mësime po bëhen edhe përkundër faktit se në regjistrimet e fundit është parë që në Mostar jetojnë diku rreth 30 mijë serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat