Zlatibor Lonçar: Prishtina iu ka mohuar serbëve mbrojtjen shëndetësore - Bota Sot
Zlatibor Lonçar: Prishtina iu ka mohuar serbëve mbrojtjen shëndetësore

Lajme

Zlatibor Lonçar: Prishtina iu ka mohuar serbëve mbrojtjen shëndetësore

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:50
Zlatibor Lonçar

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar ka deklaruar se është i papranueshëm dhe jo civilizues sjellja e Prishtinës që të ndaloj automjeteve të ndihmës së shpejtë që duhet të transportojnë pacientë në Qendrën Klinike në Nish kalimin administrativ në Merdar, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

“Të i pamundësohet dikujt në shekullin 21 e drejta për shërim, e drejta për mbrojtje shëndetësore dhe shërim është johumane dhe jo civilizuese. E drejta universale e shëndetit është një ndër arritjet më të mëdha moderne civilizuese dhe shkurtimi dhe mohimi i saj nuk paraqet asgjë tjetër por porosi tjetër nga Prishtina për serbët e Kosovës si qytetar të rendit të dytë, janë mohuar të drejtat themelore njerëzore”, ka thënë Lonçar.

Ai ka shtuar se nga Prishtina asgjë tjetër nuk mund të pritet dhe me këtë rast ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare, të gjitha organizatat që merren me drejtat e njeriut dhe “mjekët pa kufij”, organizatat shëndetësore botërore të reagojnë dhe qartë dhe padyshim të vendosen në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të cilëve Prishtina tash e sa kohë me veprime johumane iu a mohon të shërohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...