Adriana Hoxhiq kishte ftuar qytetarët që ta votonin Goran Rakiq të Listës Serbe

Lajme

Adriana Hoxhiq kishte ftuar qytetarët që ta votonin Goran Rakiq të Listës Serbe

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:39
Adriana Hoxhiq dhe Ramush Haradinaj

Adriana Hoxhiq, të cilën sot Kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar Ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte ftuar publikisht qytetarët e  Mitrovicës që ta votonin për Kryetar të tyre kandidatin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Hoxhiq, që asokohe mbante pozitën e Kryetares së Administratës së Komunës Veriore të Mitrovicës, kishte deklaruar se “qytetarët duhet të dalin në numër sa më të madh dhe t’i mbështesin ata që për katër vjet e drejtuan me shumë sukses qytetin”.

Në një deklaratë për Radio Kontakt Plus, kishte thënë se duhet të zgjidhen më të mirët që do ta çojnë Mitrovicën e Veriut përpara dhe për këtë kishte përmendur emrin e Rakiq.

“Edhe një herë unë kërkoj një votim me ndërgjegje, duke mos harruar që katër vjetët e fundit për qytetin dhe qytetarët bëri shumë Kryetari i tanishëm Goran Rakiq”, kishte thënë Hoxhiq.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar ditë më parë Ministrin e MAPL, Ivan Todosijeviq të Listës Serbe, pasi që ai mohoi se ka pasur masakër në Reçak dhe shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të vendit i quajti terroristë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat