Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej po qëndron në Kosovës

Lajme

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej po qëndron në Kosovës

Nga: F.B Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:33
Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej

Irinej do të mbajë liturgji në Patriarkanen e Pejës dhe do të takojë të kthyerit në vend edhe enklave të ndryshme, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”

Ai do mbajë një liturgji në Patriarkanen e Pejës, ndërsa më pas mësohet se do të takojë besimtarë që do vijnë t'i dhurojnë këtij tempulli të shenjtë. 

Irinej ka arritur mbrëmë më tempullin e patriarkanes ku është pritur nga episkopi i Rashka-Prizrenit Teodosije dhe igumenet e saj.

Pas patriakanes Irinej do vizitojë edhe ndërtesën e Mitropolisë në Pejë, ndërsa pastaj do të qëndrojë edhe në manastirin “Visoki Deçan” ku do pritet nga igumeni i manastirit Sava Janjiq. 

Patriarku Irinej në manastir në Deçan do shërbejë adhurimet e mbrëmjes.

Ndërsa në ditët tjera do të vizitojë lokalitete edhe fshatra të ndryshme në Kosovë ku me të kthyerit do të bisedojë dhe shërbejë liturgji në tempujt e shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat