Gjuriq pret fëmijët serbë nga Kosova dhe iu mban “orë politike” për kryeqytetin dhe iu premton mbështetje

Lajme

Gjuriq pret fëmijët serbë nga Kosova dhe iu mban “orë politike” për kryeqytetin dhe iu premton mbështetje

Nga: F.B Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:44
Marko Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka pritur sot fëmijë serbë nga Kosova dhe i porositi se „Beogradi është kryeqyteti i tyre, ndërsa Serbia shteti i tyre, që do vazhdoj të i mbështes si në të kaluarën në ekzistencën dhe mbetjen në Kosovë“, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Gjuriq ka pritur para tempullit të “Sveti Sava” në Beograd fëmijët nga anamorava, duke iu dëshiruar mirëseardhje “ iu hapi dyert e kryeqytetit të tyre”.

Ai theksoi se mbi 150 shkolla në Kosovë” mijëra nxënës edhe sot mësojnë alfabetin, mësojnë historinë tonë që do iu ndihmoj në të ardhmen të bëhen të suksesshëm, për vete, familjet dhe vendin e tyre në Kosovë “.

Gjuriq përkujtoi edhe “ekzistimin e Universitetit me mbi 10 mijë studentë, që është i katërti për nga madhësia dhe studentët, ndërsa për nga kualiteti në mesin e dy-tre universiteteve në Serbi“.

„Ftoj në solidaritet të gjithë Serbinë, që të ndihmoj popullin tonë në Kosovë” tha Gjuriq. Për të mbijetuar në Kosovë është e nevojshme puna e vazhdueshme „prandaj ne do vazhdojmë realizimin e 149 projekteve, jo vetëm riparimin por edhe ndërtimin e shkollave të reja tha Gjuriq.

Sipas tij nga shtatori mbi 100 shkolla do kenë klasat moderne elektronike. „Kjo është dëshmi se Serbia jo vetëm që shqetësohet për tashmen por mendon edhe për të ardhmen dhe ku janë serbët në Kosovë do të jetë edhe Serbia “, tha Gjuriq.

Secili mëngjes zgjon “mijëra fëmijë serbë në Kosovë, është obligimi ynë q ëtë vazhdojmë të kujdesimi për ta dhe së bashku me ta të mësojmë dhe përkujtojmë vendet e shenjta “, tha ai.

Ai iu dëshiroi qëndrim të rehatshëm dhe kënaqësi në vendet që do të i vizitojnë. Si është paralajmëruar më herët në këtë grup janë nxënësit nga shkollat „Petar Petroviç Njegosh“ dhe „Sveti Sava“ Gjilan, „Marko Rajkoviç“ Viti dhe „Veljko Dugosheviç“ nga Ranillugu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat