Bërnabiq: Serbia është e qartë – hiqet taksa, vazhdon dialogu

Lajme

Bërnabiq: Serbia është e qartë – hiqet taksa, vazhdon dialogu

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:57
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Serbia është shumë e qartë se pa u hequr taksa e vendosur nga Kosova nuk do të vazhdojë dialogu.

Ajo tha se qëndrimi është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Kjo është minimumi që mund të kërkojmë. Serbia javën e kaluar dha një tjetër sinjal të madh se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal për ne, pavarësisht faktit se Prishtina nuk respekton marrëveshjen e CEFTA-s”, tha Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat