“Pranvera Ballkanike”?/ Ja vendet e tjera ku po protestohet aktualisht

Lajme

“Pranvera Ballkanike”?/ Ja vendet e tjera ku po protestohet aktualisht

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:45
Pamje nga protesta

Ndërkohë që opozita proteston në kryeqytet, paralelisht protestohet edhe në Serbi e Mal të zi.

Edhe pse asnjëra nga protestat e deritanishme nuk ka arritur të rrëzojë udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar një rezistencë qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm mbi pushtetin apo mbështetjen që u vjen nga Perëndimi.

Në Mal të Zi qytetarët kanë dalë në protestë dhe këmbëngulin se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim të huaj.

Ndërsa në Serbi protesta e kësaj të shtune u thirr nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Ky është kurorëzimi i katër muaj tubimesh.

Ndërsa në Shqipëri, partitë e opozitës vazhdojnë të protestojnë në rrugë që nga mesi i shkurtit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohëshme. Opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që qeveria i ka hedhur poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat