Opozita serbe e Kosovës akuzon Vuçiqin se nuk e prishi marrëveshjen me Brukselin

Lajme

Opozita serbe e Kosovës akuzon Vuçiqin se nuk e prishi marrëveshjen me Brukselin

Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:16
Në protestën e djeshme në Beograd

Partitë opozitare serbe të Kosovës, dje morën pjesë në protestën e opozitës në Beograd.

Në protestën e djeshme në Beograd, morën pjesë edhe partitë opozitare serbe të Kosovës, shkruan Kossev.

Në këtë protestë të organizuar nga opozita serbe kundër Aleksandar Vuçiqit dhe pushtetarëve të Serbisë, përfaqësuesit e opozitës së serbëve nga Kosova, ia kujtuan presidentit Vuçiq që tash e tetë vite nuk e ka prishur marrëveshjen e Brukselit.

Me këtë rast është lexuar edhe një letër me të cilën pretendohet se Vuçiq po e shet Kosovën dhe po ua lë atë shqiptarëve të saj.

Letra e lexuar në protestën e djeshme:

“Kanë kaluar tetë vjet që kur keni premtuar se marrëveshja e Brukselit do të shqyhet kur të vini në pushtet. Ju keni kaluar shtatë vjet që kur keni nënshkruar, me nënshkrimin tuaj nga Kosova, shteti i Serbisë është tërhequr.

Ndërsa festoni fitoren 5: 0, fabrikat tuaja të gënjeshtrave po përpiqen të na bindin se imazhi i fituesit është imazhi i një gjyqtari serb i cili betohet mbi Kushtetutën e shtetit të Kosovës, një oficer doganor i Kosovës, një i frikësuar qytetar, i cili është garantues kriminal i sigurimit personal.

Kjo është arsyeja pse ju, Aleksandar Vuçiq, kur hoqët poshtë institucionet serbe, instaluat kriminelët tuaj për të sunduar mbi territorin e askujt tjetër, ju i quani ata politikanë dhe mbrojtës të serbëve. Ata prej të cilëve janë serbë të ndershëm ikin dhe kanë turp prej tyre.

Vuçiq, nga lavdet dhe tregimet tua epike, fjetjes në dysheme në hotelet e Brukselit, kemi arritur deri aty sa të na thuash se nuk e kemi asnjë metër tokë serbe në Kosovës. Na thua se nuk ka serbë në Kosovë! Pse po gënjesh Aleksandar Vuçiq? Ka serbë në Kosovë dhe ka edhe vende serbe. Pse taksën 100 për qind na e vë Qeveria në të cilën i ke tre ministra? Pse ata edhe më tej janë ministra? Me çfarë po luan Aleksandar Vuçiq?

Ju keni thënë se plani juaj për Kosovën është i njohur në Moskë, si në Uashington dhe në Bruksel, por që serbët nuk janë gati ta dëgjojnë atë. Kosova nuk është e jotja Aleksandar, nuk është e jotja! Nuk është një pasuri e paluajtshme e pronës tënde provate edhe pse keni fituar pasuri të paluajtshme derisa Kosova po paguan.

Dhe prapë po gënjen, sepse pas dy javësh do të shkosh në takim me Thaçin e Haradinjan, me Ramën, me Macronin, me Merkelin.ke thënë se nuk do të flasësh me ta derisa ta heqin taksën. Askush s’e di temën e takimit . A po përgatit sërish ndonjë për të nënshkruar, Aleksandar Vuçiq ?

Ke dhënë betimin në Kuvendin e Serbisë se do ta mbrosh Kushtetutën dhe Kosovën si pjesë të Serbisë, tash flet për ndarje.

Kërkojmë të pushosh që të sillesh si pronar i këtij vend dhe neve, qytetarëve të Serbisë, t’ua paraqesësh planin për Kosovën. Ne jemi adresa, jo Brukseli, Uashingtoni, Moska, Berlini, Prishtina. Fol me neve dhe jo me ata!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat