Asfalti në Çabiq të Klinës si “petë lakrori”

Lajme

Asfalti në Çabiq të Klinës si “petë lakrori”

Më: 14 prill 2019 Në ora: 21:24
Rruga në Çabiq

Jo rrallë herë banorë nga fshatra e qytete të ndryshme shprehin brengën për asfaltin e dobët që shtrohet. Kritikat më të mëdha janë se cilësia është tejet e dobët dhe si pasojë qëndrueshmëria e asfaltit nuk zgjat as një vit, ndërsa ata me vite presin që t’iu asfaltohen rrugët.

Se asfaltet tek ne shtrohen sa për sy e faqe e dokumentojnë edhe fotot që së fundmi ka publikuar deputeti Milaim Zeka, ku tregon se në një fshat të Klinës trashësia është sa një petë e lakrorit.

“Maro asfalt si petë laknori e vidh sa të mundesh?!. Shikoje se çfarë asfalti është bërë në fshatin Çabiq të Klinës”, ka shkruar Zeka në Facebook, ndërsa ka postuar dhe dy foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat