Shqyrtohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së

Lajme

Shqyrtohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së

Më: 16 prill 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan lajmi.net.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Më poshtë ju sjellim pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 04.03.2019, 06.03.2019, 20.03.2019 dhe 28.03.2019;

Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, e ftuar Ministrja Dhurata Hoxha;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-101 për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat