“Specialisti rus” në Beograd: Për Putinin prioritet çështja e Kosovës

Lajme

“Specialisti rus” në Beograd: Për Putinin prioritet çështja e Kosovës

Nga: F.B. Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:20
Vladimir Putin

Me pozitën diplomatike do zëvendësoj vendin e shefit të njësisë së katërt evropiane në Ministrinë e jashtme ruse, ndërsa bashkëpunëtorët e përshkruajnë si “profesionist, të vendosur të përkushtuar”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Ardhja e ambasadorit të ri rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harçenko, që në qershor do marr detyrën në vend të ambasadorit të deritashëm Aleksandar Çepurin, nuk është i rastësishëm dhe pas saj fshihet qëllimi i Moskës që të mbaj fokusin në Kosovë.

Çepurin ka kaluar 6 vite e gjysmë në Serbi, ndërsa pasardhësi i tij është diplomat profesionist. Harçenko numërohet si ekspert i zgjidhjes së problemeve, andaj nuk është çudi që quhet “specialisti rus”. Po ashtu njihet si njohës i rrethanave në Ballkan.

Me pozitën diplomatike do zëvendësoj vendin e shefit të njësisë së katërt evropiane në Ministrinë e jashtme ruse, ndërsa bashkëpunëtorët e përshkruajnë si “profesionist, të vendosur të përkushtuar”.

“Harçenko është më komunikativ se Çepurin, andaj nuk habit fakti i emërimit të tij si përfaqësues i Moskës në Beograd, kur dihet thyerja e shtizave në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kohën kur Rusia po përpiqet të ruaj ndikimin në Ballkan. Në lojën rreth Kosovës janë BE dhe Amerika me synimin që të shtyjë zgjidhjen që ju konvenon për raportet e Prishtinës dhe Beogradit, andaj Moska nuk ka lejuar që në Serbi të dërgoj një diplomat të klasës së dytë”, thotë një burim diplomatik i paemërtuar.

Lidhur me ardhjen e Harçenko, analisti politik Dragomir Angjelkoviq thotë se zhvendosja e tij në Beograd është e lidhur me Kosovën.

“Ai është profesionist i karrierës si Çepurin, është shumë efikas dhe diplomat i matur. Kjo është vazhdimësi e diplomacisë ruse, sepse Harçenko është njohës i rrethanave në Ballkan deh se ka interes në këtë zonë, prandaj dërgoi njeriun e duhur”, tha Angjelkoviq.

Sekretarja gjeniale e Lëvizjes Evropiane Suzana Grubjeshiç ka vlerësuar se në pyetje është vazhdimësia e politikës ruse.

“Moska përherë ka pasur aspirata ndaj Serbisë dhe ka dërguar në Serbi diplomatë të fuqishëm. Çdo gjë është e lidhur me Kosovën, kur dihet se secila zgjidhje duhet të kaloj përmes OKB, ku gjendet Rusia. Nuk ka shumë vende ku Moska ka ndikim, ndërsa Ballkani është një nga ato vende”, tha Grubjeshiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat