Vuçiçi para se ta ndihmojë ndërtimin e “Notre Dame” në Paris, të rindërtoi kishat dhe xhamitë që serbët shkatërruan në Kosovë!

Lajme

Vuçiçi para se ta ndihmojë ndërtimin e “Notre Dame” në Paris, të rindërtoi kishat dhe xhamitë që serbët shkatërruan në Kosovë!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:12
Foto

Sot jo vetëm në Kosovë, por edhe në organizata nderkombëtare ka mjaft dëshmi mbi krimet dhe masakrat serbe si dhe dëmet njerëzore dhe materiale që i bënë ata gjatë luftës së fundit në Koaovë, që nuk kyrsyen as shkolllat dhe objekt fetare. Bilanci i luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 është si vijon: Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589. Shkolla të shkatërruara 358.

Serbia në emër te “paqes” dhe si “gardiane e “kristianizmit” në Ballkan shkatërroi 250 objekte fetare (kisha e xhami) para syve të eropianeve?!

Serbia po ashtu vrau 130 zyrtarë fetarë, bashkë me ta shaktërroi qindra xhami gjatë luftës. Sipas të dhënave nga komunitetet fetare katolike. Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) u shkatërruan 215 bashkë me to edhe 5 Kisha katolike, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar raporteve te OKB-së dhe organizatve nderkombëtare.

Dhe tash kur dëgjon se Beogradi apo presidenit serb derdh lot krokodili për djegien natyrale të katedrales “Notre Dame” në Paris duke qesharake, përderisa dje serbët dogjën, shkatërruan në mënyrë insitucionale qindra kisha e xhamia në Kosovë?!

Vucici para se te ndihmojë në ndërtimin e “Notre Dame” në Parsi të ndihmojë ndërtimin e kishave dhe xhamive që serbët shkatërruan në Kosovë.

Ai në emër të Serbisë paska shprehur gatishmërinë e Beogradit të ndihmojë ndërtimin e kishës, katedrales së djegur në Paris duke thënë: Jemi të trishtuar për Notre Dame, jemi gati të ndihmojmë rindërtimin e saj (“Vučić: Tužni smo zbog Notr Dama, spremni smo da pomognemo njegovu obnovu”).

Këto deklarime mediale të presidenit serb dy orë pas djegies së “Notre Dam”, nëse s’është fushatë apo lobim me kishën franceze, duket Vuçiç po del “humanist” ose qesharak i cili ende nuk ka kërkuar falje Kosovës, shiptarëve për shkatërrime të qindra kishave dhe xhamive nga serbët, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat