Rrahim Pacolli nuk reagon për shkarkimin nga Gent Cakaj, merret me Katedralen Notre Dame

Lajme

Rrahim Pacolli nuk reagon për shkarkimin nga Gent Cakaj, merret me Katedralen Notre Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:47
Rrahim Pacolli

Biznesmeni Rrahim Pacolli, nuk ka folur ende për shkarkimin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë, që ia ka bërë sot ministri për Evropën, Gent Cakaj.

Pacolli, para një ore ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e djegies së Katedrales në Francë, për të cilën ka uruar që të rindërtohet sërish. Por, ai nuk ka reaguar ende për shkarkimin nga ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Djegia e Katedrales së Notre Dame është një tragjedi më vete për vetë faktin se është një monument historik shekullor. Uroj që të rindërtohet sa më parë ky simbol civilizimi e kulture dhe t’i kthehet lavdisë së mëparshme”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat