Ish ushtari i Haradinajt me vargje prekëse për largimin nga Kosova

Lajme

Ish ushtari i Haradinajt me vargje prekëse për largimin nga Kosova

Nga: G.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:23
Blerim Berisha Leci

Shumë njerëz po largohen nga Kosova drejt perëndimore, për të siguruar një jetë më të mirë.

E me vizë punë së fundmi ka shkuar dhe Blerim Berisha Leci, ish ushtar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Bota sot.

Ai këtë e ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thurur vargje prekëse për largimin e tij nga atdheu drejt Gjermanisë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

Kur valigjet mora në dorë, nuk e pata të lehtë
kur fëmijëve i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,
kur shtëpisë i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,
i fshina lotët, por prapë më tradhtuan.

Vendi im, u mundova të t’jap gjithçka nga vetja
edhe jetën ta dhash, u betova për ty
nuk prita që një ditë do t’lë,
që do t’detyrohem të marr rrugën e vështirë të gurbetit.

Punoj natë e ditë, por as kjo s’më kënaq
as paraja s’ka vlerë këtu,
me mendje atje, me trup këtu
edhe ëndërrat kanë pamje tjetër, nuk më kënaqin.

Një ditë, pres të kthehem
ndoshta nuk burgosem pas tij përgjithmonë,
ndoshta ti o vendi im, do kesh prapë nevoj për mua,
e atëherë do të kthehem, kur bukën e gojës mund ta nxjerr prej teje. ??.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat