Opozita serbe: Vuçiqi si mësuesi i tij Sheshelji, duam debat parlamentar për Kosovën

Lajme

Opozita serbe: Vuçiqi si mësuesi i tij Sheshelji, duam debat parlamentar për Kosovën

Më: 17 prill 2019 Në ora: 06:54
Zdravko Ponos

Zëvendësshefi i Partisë Kombëtare të Serbisë, Zdravko Ponos është shprehur se opozita do të jetë e gatshme të diskutoj në Kuvend për Kosovën, nëse presidenti Vuçiq do të raportojë për atë çfarë ka ndodhur se çfarë do të ndodh në dialog me Kosovën.

“Pastaj do të shohim nëse thirrja e Vuçiqit për një debat parlamentar mbi Kosovën është një cirk apo diçka kuptimplotë”, tha Ponos.

“Opozita kërkon që të diskutohet në kuvend për Kosovën sepse është çështje e rëndësishme kombëtare. Deri më tani ka udhëhequr negociatat me Kosovën sikur të ishte një pasuri familjare, le të bëhet diçka më serioze”, vazhdoi ai duke e kritikuar Vuçiqin.

Ponos, i cili gjithashtu ishte shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe dikur, tha se Vuçiq abuzoi me ushtrinë, por se ai, si Slobodan Milloshevqi në mars të vitit 1991, nuk do të mbante tanke në rrugë, sepse nuk ka kurajë të mjaftueshme për këtë.

“Unë nuk besoj se do të përdorë forcën ushtarake për t’i frikësuar njerëzit përsëri. Ushtria serbe ka një traditë, rrjedh nga populli, nuk janë mercenarë dhe nëse autoritetet abuzojnë disa struktura të ushtrisë nuk do të lejojnë”, tha Ponos.

Ponos tha se Vuçiq po e zbaton konceptin politik të mësuesit të tij, Vojisllav Sheshelj, sipas të cilit ka tradhtarë vendas, mercenarë të huaj, arrogancë, guxim dhe forcë.

Pronoi përsëriti se përbërja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë, kryesisht për shkak të “profilit psikologjik të këtyre njerëzve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat