Media ruse: Vuçiq dëshiron demarkacion me Kosovën, që nënkupton njohjen e saj shtet

Lajme

Media ruse: Vuçiq dëshiron demarkacion me Kosovën, që nënkupton njohjen e saj shtet

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:09
Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq

Beogradi do të korrdinojë pozicionin e tij rreth Kosovës me Moskën, shkruajnë mediat ruse. Kjo sipas tyre, do të jetë edhe arsyeja e vizitës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq në Rusi. Komersant në një shkrim të publikuar sot, shkruan se aktualisht dialogu po qëndron pezull dhe në fund të prillit pritet të vendoset se si do të vazhdohet tutje. Mediumi rus, shkruan edhe se Vuçiq shtynte përpara idenë për demarkacion të kufirit me Kosovës, që nënkupton edhe njohjen e saj…

Daçiqi sot do të bisedojë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe temë kryesore do të jetë Prishtina ‘pasi fati i dialogut do të përcaktohet në fund të muajit prill’, transmetojnë mediat serbe.

“Nën këtë kushte, Serbia synon të marrë mbështetje nga Moska në mënyrë që të pozicionohet për dialogun”, shkruajnë mediat.

Komersant shkruan se ‘derisa Rusia nuk është e kyçur drejtpërdrejt në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mbështetja e tyre simbolike është shumë e rëndësishme për Serbinë”.

“Derisa në Beograd vazhdimisht falënderojnë Moskën për mbështetjen e tyre lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, dy vendet nuk janë duke bërë përparim në këtë drejtim, derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shtyrë idenë për demarkacionin me Prishtinës për normalizimin e raporteve, e kjo nënkupton njohjen e Kosovës nga Beogradi’, shkruan Komersant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat