Angela Merkel ka ftuar Vuçiqin dhe Thaçin të “varrosin” planin e shkëmbimit të territoreve?

Lajme

Angela Merkel ka ftuar Vuçiqin dhe Thaçin të “varrosin” planin e shkëmbimit të territoreve?

Nga: F.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:19
Angela Merkel

Qëllimi i takimit regjional që do mbahet në Berlin për Ballkanin perëndimor është të “varroset” plani i shkëmbimit të territoreve, shkruan gazeta austriake “Standard”, transmeton “Novosti” përcjell “Bota Sot”.


„Kancelarja gjermane synon që të propozoj që veriu i Kosovës të ketë një status special, gjë është bazuar në idenë e bashkësisë së komunave serbe, formimi I së cilës është pajtuar në marrëveshjen e Brukselit, por nuk është realizuar deri tash” shkruan gazeta.

„Standard“ shkruan se Merkel më 29 prill ka ftuar në një samit liderët e BAllkanit ku duhet të “varroset” ideja e ndryshimit të kufijve me kritere etnike.

Samiti mbahet me iniciativën e kancelares gjermane Merkel dhe presidentin francez Makron, ndërsa në te do të marrin pjesë liderët shtetëror të Sllovenisë, Kroacisë dhe presidenti i Serbisë Vuçiq dhe ai i Kosovës Thaçi.

Gazeta përkujton se Gjermania është strikt kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që është mbështetur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogerini dhe komesari i zgjerimit Han, sikurse edhe nga këshilltari i administratës amerikane Bolton por edhe Hungaria e Austria, që është në kundërshtim me qëndrimet e perëndimit.

„Përshtypja ime është dialogu ka humbur forcën dhe në këtë kuptim nuk do të ketë ndryshim të kufijve” ka thënë eksperti për Ballkan Ivan Krastev.

„Standard“ thekson se ideja e ndryshimit të kufijve ka nxitur kundërshtime dhe frikë për ndjekje posaçërisht tek serbët në jug të Ibrit, sikurse që ShBA kanë hequr dorë prej idesë sepse kjo do sillte vështirësi politike edhe të sigurisë. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA që janë kthyer nga Evropa kanë shprehur shqetësimin se është lehtë të shkëmbehen male edhe fusha, por jo vendbanimet me njerëz.

Në Berlin theksojnë se më mirë është të arrihet “marrëveshje e mirë” mes Beogradit dhe Prishtinës, se zgjidhje e shpejtë, këtë qëndrim e ndanë edhe Franca që ka synim vendosjen e sundimit në Ligjit në Ballkan.

„Standard“ thekson se marrëveshja do duhet të normalizoj raportet “mes dy shteteve” në kuadër të procesit të integrimit në BE. Presidenti serb Vuçiq theksoi se dëshiron që për njohjen e Kosovës të fitoj diçka ndërsa në atë e mbështesin edhe disa evropianë që do shpie në koncepti „territor për status“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat