Kryeimami i Mitrovicës i reagon Haradinajt për Notre Dame: Edhe Xhamia e Ibrit u dogj

Lajme

Kryeimami i Mitrovicës i reagon Haradinajt për Notre Dame: Edhe Xhamia e Ibrit u dogj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:10
Asllan Murati

Kryeimami i Mitrovicës, Asllan Murati ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili premtoi donacion për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët.

Murati përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar kryeministrit në emër të qytetarëve të Mitrovicës duke thënë se e kundërshtojnë ashpër propozimin për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame.

“O Kryeministër, edhe Xhamia e Ibrit u dogj!

Si qytetarë të Mitrovicës e kundërshtojmë ashpër propozimin për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj. Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat