"Edhe Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK"

Lajme

"Edhe Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK"

Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:47
Rexhep Selimi

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se menjëherë pas luftës, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka qenë i lidhur me Shërbimin Informativ të Kosovës. 

Kajtazi në emisionin Pressing ka komentuar debatin që ka nisur nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të VV’së se kush ka qenë në SHIK nga ta e kush jo.

Gazetari thotë se deputeti Selimi ka qenë i lidhur me Shërbimin e Veselit, kur ka qenë ministër i Brendshëm në Qeverinë e përkohshme, por edhe më vonë.

“Ka ka qenë e lidhur fort me SHIK’un. Por, kjo organizatë nuk është veç e PDK. Edhe Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK”, ka thënë Kajtazi.

“Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK përmes [policisë së përkohshme që ka vazhdu edhe më gjatë”, ka shtuar ai.

Ai thotë se Selimi është larguar nga njerëzit e SHIK’ut ‘në momentin që i ka nda interesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat