Gjuriq: Nuk do të ketë takim dypalësh me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin

Lajme

Gjuriq: Nuk do të ketë takim dypalësh me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:12
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se nuk do të ketë një takim bilateral në mes të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në mini-samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Duke folur për Radio Televizionin e Vojvodinës, Gjuriq ka thënë se në aspektin politik, nuk ka vend për bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, derisa ata të mos heqin dorë nga platforma për dialogun.

Me rastin e insistimin të komunitetit ndërkombëtar për të njohur Kosovën dhe jo për të bërë kompromis, Gjuriq ka thënë se për Beogradin zgjidhja e kompromisit është ruajtja e interesave ‘optimale’ në Kosovë dhe përgjigja për pyetjen se çfarë është optimale mund të vijë kryesisht përmes bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat