Gjuriq: Në Berlin nuk do të ketë takim mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë - Bota Sot
Gjuriq: Në Berlin nuk do të ketë takim mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Gjuriq: Në Berlin nuk do të ketë takim mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:27
Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë takim bilateral mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

“Ky do të jetë takim i përfaqësuesve shtetëror, ne themi edhe territoreve, kurse në pjesën joformale të takimit, gjatë darkës, do të ketë biseda edhe për temat siç është zgjidhja e çështjes së Kosovës, marrëveshja e Prespës. Mirëpo takim plenar të presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e Prishtinës nuk do të ketë, sepse presidenti ynë ka qenë i qartë kur ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve përderisa nuk largohet taksa ndaj mallrave serbe”, tha Gjuriq për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Ai gjithashtu ka thënë se përkrahja e Beogradit zyrtar për Listën Serbe që merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat e Veriut nuk nënkupton lëshim pe ndaj Prishtinës dhe fillim të zhbllokimit të marrëdhënieve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...