Para takimit në Berlin, Vuçiqi në Pekin merr instruksione nga presidenti Putin - Bota Sot
Para takimit në Berlin, Vuçiqi në Pekin merr instruksione nga presidenti Putin

Lajme

Para takimit në Berlin, Vuçiqi në Pekin merr instruksione nga presidenti Putin

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:46
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, presidentin serb Aleksandar Vuçiq e presin presione të mëdha në Berlin për Kosovën dhe për këtë arsye, tha ai, janë shumë të rëndësishme takimet që Vuçiqi do t’i ketë me presidentin Rusisë e të Kinës paraprakisht në Pekin.

Duke folur në TV Pink, Daçiq ka thënë njëkohësisht ka thënë se nuk pret publikimin e ndonjë kornize mbi përmbajtjen e marrëveshjes me Kosovën, porse, ka shtuar, gjithashtu do të ketë kulme presionesh ndaj Serbisë që ta vazhdojë dialogun pa marrë para sysh nëse Kosova e heq ose jo taksën.

Ai ka theksuar se takimi në Berlin, të cilin e organizojnë kancelarja gjermane Angle Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron në të cilin janë ftuar liderët e vendeve ë Ballkanit Perëndimor, ka shkaktuar kundërthënie në Bashkimin Evropian dhe se ai është organizuar pa dijeninë e Brukselit,shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe të anëtarëve të tjetër BE-së.

Sipas Daçiqit, në botë shpesh po plasohen dezinformata se Rusia e Serbia kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës duke ka shtuar se kjo nuk është e vërtetë e duke theksuar se ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov i ka thënë edhe tash së voni se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën Serbia mendon se është në interesin e saj.

Takimi i Vuçiqit me liderin rus dhe atë kinez pritet të mbahet tri ditë para takimit të Berlinit,më 26 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...