Daçiq: Serbia kurrë nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo na ndihmon në çështjen e Kosovës

Lajme

Daçiq: Serbia kurrë nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo na ndihmon në çështjen e Kosovës

Nga: F.B. Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:20
Ivica Daçiq

Serbia nuk do të vendos masa restriktive ndaj Rusisë përkundër presioneve ka thënë ministri i punëve jashtme Ivica Daçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Kjo është përgjigja e Daçiq konstatimeve të analistëve dhe diplomatëve evropian se nëse Serbia dëshiron integrimin evropian duhet të përputh politikën e saj të jashtme me atë të BE-së, kur dihet se ajo ka vendos sanksione ndaj Rusisë.

Serbia nuk do të vendos masa restriktive ndaj Rusisë përkundër presioneve ka thënë ai.

"Miqësia e Serbisë me Rusinë është tradicionale. Tash raportet tona janë në nivel të bashkëpunimit strategjik. Për këtë Serbia kurrë nuk ka pasur as nuk do vendos sanksione apo masa tjera restriktive ndaj Rusisë përkundër presioneve ndaj Serbisë", ka thënë Daçiq për gazetën ruse “Izvestija”.

Sipas tij planet e Serbisë janë të bëhet pjesë e BE-së, por ato nuk pengojnë zhvillimin e raportit me Rusinë.

Daçiq ka nënvizuar se Moska ndihmon Beogradin në mbrojtjen e interesave kombëtare përfshirë çështjen e Kosovës.

"Do të ishte jo korrekte, thënë butësisht, që të pasohen vendet perëndimore në vendosjen e sanksioneve", theksoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat