Aksion në Klinë, 12 shtetase të huaja shoqërohen në polici

Lajme

Aksion në Klinë, 12 shtetase të huaja shoqërohen në polici

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:24
Foto

Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës, ku kanë hasur duke punuar dymbëdhjetë shtetase të huaja, një sasi të marihuanës, një aparat për bluarjen e marihuanës.

Sipas Policisë, në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, NJRSH-DRP Pejë, DHTQNJ-DKKO, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati Komunal.

“Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit të Punës në të gjitha lokacionet janë hasur punëtorë duke punuar pa leje të punës dhe nga inspektorët komunalë në mungesë të dokumentacionit është mbyllur një lokal. Në një lokal tjetër në njërën nga dhomat e gjumit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e vogël (rreth 1 gr) që dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një aparat për bluarjen e marihuanës. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Gjatë kontrollit në dy lokale janë hasur duke punuar dymbëdhjetë shtetase të huaja të cilat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinës. Lidhur me qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat