Skot mban ligjëratë fëmijëve dhe iu prezanton atyre hartën e Serbisë pa Kosovën

Lajme

Skot mban ligjëratë fëmijëve dhe iu prezanton atyre hartën e Serbisë pa Kosovën

Nga: F.B. Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:55
Kajl Skot

Deputeti i pavarur Miladin Shevarlip ka deklaruar se ambasadori amerikan në Serbi Kajl Skot në shkollën fillore në Apatin ka mbajtur një ligjëratë dhe nxënësve iu ka prezantuar hartën e Serbisë pa Kosovën, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Shevarliç ka deklaruar për media në Kuvendin e serbisë se ambasadori amerikan Skot ka mbajtur një ligjëratë në Shkollën Fillore "Zharko Zrenjanin", ndërsa për këtë ngjarje është njoftuar nga mediat lokale të Apatinit.

"Deri kur Serbia do lejoj të e nënçmojnë ambasadorët e huaj midis Serbie", ka pyetur Shevarliç.

Ai ka pyetur publikisht presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiç, ministrin e jashtëm Ivica Daçiq dhe atë të arsimit dhe shkencës Mladen Sharçeviq a është kjo keqpërdorimi i fëmijëve në gjëra politike.

"Çka do të ndodhte nëse ambasadori serb në Uashington do të mbante ligjëratë të këtillë me nxënës të shkollës fillore ", ka pyetur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat