“Amerika ia jep Veriun Serbisë, nëse i vë sanksione Rusisë”

Lajme

“Amerika ia jep Veriun Serbisë, nëse i vë sanksione Rusisë”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Amerikanët ia kanë ofruar Veriun e Kosovës Serbisë nëse kjo e fundit i vë sanksione Rusisë, shkruan portali propagandistik serb Espreso.

Sipas këtij portali, bashkëpunëtorët e Trump këtë ofertë ia kanë bërë palës serbe para takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pekin me presidentit e Rusisë dhe Kinës më 26 prill, 3 ditë para se të mbahet Samiti i Berlinit.

Sipas portalit Espreso, amerikanët kanë kërkuar që Serbia të heqë dorë edhe nga anëtarësimi në unionin euroaziatik dhe që të zotohen se në ardhmen të anëtarësohet në NATO.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat