Serbia do vazhdojë lidhjet me Kinën përkundër kundërshtimeve të BE’së

Lajme

Serbia do vazhdojë lidhjet me Kinën përkundër kundërshtimeve të BE’së

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustruese

“Lidhjet tona me Pekinin nuk po priten me entuziazëm në Bruksel”, thotë Daciq.

Ai gjithashtu akuzon BE’në për “standarde të dyfishta”.

“Bashkimi Evropian nuk e ka problem që ata nënshkruajnë marrëveshje me Kinën, Kina është partneri i tyre më i madh i tregtisë. Por ata e kanë problem që ne, një shtet i varfër dhe i dobët, kemi disa interesa specifike me Kinën”, tha Ministri i Punëve të Jashtme serbe.

Serbia që shpreson të anëtarësohet në BE diku nga viti 2025, po shpreson që të rindërtojë infrastrukturën e saj me ndihëm e investitorëve të huaj. Këtu përfshihen kontraktorë kinezë dhe huadhënës. Planet e projekteve në Serbi kalojnë shumën e 5 miliardë eurove.

Serbia gjithashtu mbështetet në Kinën për çështjen e Kosovës. Kosova ka mbledhur njohje nga më shumë se 100 shtete, dhe gjithashtu njihet nga 23 prej 28 shteteve anëtare të BE’së.

Ndryshe Kina ka ndihmuar kompani të mëdha serbe që të mos bankrotojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat