Çmenden mediat serbe: A po përgatitet kaos – amerikanët iu dërgojnë shqiptarëve helikopterë ushtarak!

Lajme

Çmenden mediat serbe: A po përgatitet kaos – amerikanët iu dërgojnë shqiptarëve helikopterë ushtarak!

Nga: F.B Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:25
Foto

Ministria e mbrojtjes së Shqipërisë ka kumtuar sot se ShBA do të furnizoj Shqipërinë me tre helikopter të tipit "Blek Hok" me qëllim që Shqipëria të forcoj kapacitetet e saj ushtarake, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e ministrisë shqiptare të mbrojtjes thuhet se ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ndodhet në vizitë në ShBA ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me Gardën Kombëtare të Nju Xhersi, ka njoftuar AP.

Helikopterët janë pjesë ë pakos së mbështetjes amerikane për Shqipërinë, e cila q nga viti 2009 është pjesë e NATO-së dhe po zëvendëson armatimit e vjetër me armatim të ri në përputhje me standardet e aleancës.

Të përkujtojmë shkruan “Pravda” se Serbia do të ketë 4 helikopter Mi-35. Bëhet fjalë për helikopterët që në Serbi janë quajtur “karroca e djallit”, ndërkohë që jo zyrtarisht emërtimi rus për Mi-35 - është "krokodili". Ky helikopter është i blinduar dhe armatosur rëndë që mbështetet në shpejtësi dhe aftësi manovruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat