Deputetët gjerman kritikojnë Mogerinin për planin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Deputetët gjerman kritikojnë Mogerinin për planin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:48
Hashim Thaçi, Federika Mogerini, Alexander Vuqiç

Deputetët e grupit parlamentar CDU/CSU dhe parisë së gjelbër kanë shprehur kundërshtimin e marrjes në konsideratë dhe shqyrtimin e planit të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës të Federika Mogerini, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Ata kanë shprehur kundërshtimin e paralajmërimeve se shefja e diplomacisë evropiane Mogerini po përgatit shqyrtimin e planit të shkëmbimit të territoreve me qëllim normalizimi të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës shkruan gazeta gjermane "Tagesshpigel".

Duke përkujtuar se me 29 prill rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës në samitin në Berlin do të bisedojmë presidenti francez Emanuel Makron, kancelaria gjermane Angela Merkel dhe delegacionet e Beogradit dhe prishtinës, gazeta gjermane thekson se ka zëra se Mogerini është e hapur për iden e shkëmbimit të territoreve.

Johan Vadepul, zëvendës shef i grupit parlamentar CDU/CSU, vlerësoi para samitit në Berlin se plani i Mogerinit është rrezikshëm dhe nuk sjell zgjidhje.

Vadepul shprehet se një hap i tillë mund të nxis jo stabilitet dhe konflikte etnike në Ballkanin perëndimor dhe nuk përjashtohet konflikti i ri ushtarak.

"Nuka ka garanci se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve do kufizohet vetëm në Kosovë dhe Serbi ", tha ai.

Gazeta gjermane thekson se presidenti serbe Vuçiq dhe ai i Kosovës Thaçi kanë mbështetur planin e shkëmbimit të territoreve, ndërsa Merkel ka shpreh kundërshtimin e zgjidhjes që nënkupton ndryshimin e kufijve.

Vadepul mbështetet edhe nga kolegu i Partisë së Gjelbër, Manuel Zaracin, kqë nënvizoi se kufijtë në Ballkanin perëndimor janë të pandryshueshëm.

"Shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë është temë tabu dhe ashtu dueht të mbetet", mendon Zaracin.

Nga ana tjetër sipas "Tagesshpigel", qëndrimi francez rreth kësaj çështje le mundësi të interpretimeve të ndryshme.

Gazeta thekson se ish kreu i UNMIK-ut në Kosovës Bernard Kushner e ka quajtur shkëmbimin e territoreve " zgjidhje të mirë”, në të cilin plan fjalën përfundimtare duhet ta thonë Thaçi dhe Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat