Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka theksuar sonte se në takimin e liderëve të Ballkanit perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Prishtinës nuk do të jetë vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse si tha ai Serbia nuk do lëshoj pe para presioneve dhe shantazheve, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Ai theksoi se Gjermania organizoi këtë tubim pa konsultim me vendet tjera përveç Francës që është “dëshmi se çdo kush dëshiron të marr ndonjë lider-ship” në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Duke fol për përvjetorin e 6-të marrëveshjes së Brukselit, Daçiq vlerësoi se ky dokument ishte i mirë për interesin e serbëve në Kosovë, por nuk u realizua për shkak të “tolerancës së bashkësisë ndërkombëtar “ ndaj Prishtinës.
"Sot askush nuk fol për formimin e asociacionit, por vetëm për heqjen e taksës, për çka prapë kërkojnë lëshime. Toleranca e bashkësisë ndërkombëtare solli atë që asnjë hap i marrëveshjes së Brukselit nuk u realizua", tha ministri.
Në pyetjen pse nuk mori pjesë në varrimin e bashkëshortes së Millosheviqit, Mira Markoviq, ai tha se nuk është korrekt që të shkoj në varrim të asaj, pasi ajo nuk e ka lejuar të shkoj në varrimin e Sllobodan Millosheviqit.
"Unë kam dërguar kurorë e cila u vendos nga delegacioni i lartë i Partisë. Si subjekt kemi dërguar ngushëllime dhe kemi ndihmuar në varrim. Të tjerat janë vlerësim historik, ndërsa mendoj se është ende herët për to", tha Daçiq.