Taksa e Kosovës ia humb 1 milionë euro në ditë Serbisë

Lajme

Taksa e Kosovës ia humb 1 milionë euro në ditë Serbisë

Nga: F.B Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Serbia në bazë ditore humb një milionë euro për shkak të taksës së ka vendos Kosova ndaj mallrave serbe dhe deri tani sipas vlerësimit dëmi ka arritur vlerën prej 147,9 milionë euro thotë ministri i tregtisë Rasim Ljajiç për “Danas” transmeton “bota Sot”.

Sipas rreth 1 milionë ero në ditë janë humbjet e ekonomisë serbe në baza ditore. Ljajiq nuk di cilat do të ishin kundër masat që Serbia mendon të bëjë sipas presidentit Vuçiq në fjalimin në prag të Kërshëndellave. Çfarë masa do të ketë, Vuçiq do të kumtojë pas 6 majit, nëse në ndërkohë nuk lëshon pe Kosova ka thënë ai. Tash 5 muaj qeveria e Kosova nuk ka lëshuar pe dhe sipas ministrit të tregtisë Serbia nga nëntori deri tash ka pësuar humbje në 148 milionë.

Sipas projeksionit që kanë bërë ekspertët të ekonomisë, humbjet vjetore të Serbisë, nëse nuk gjendet një zgjidhje dhe nuk hiqen taksat do të jenë rreth 500 milionë euro humbje. Serbia nuk ka vendos masa reciprociteti ndaj Kosovës, ndonëse ka zëra se ato nuk mund të prodhojnë efekt, pasi ka pak import nga Kosova, ndërkohë bllokimi i mallrave që shkojnë në Kosovës është shkelje e marrëveshjes së CEFTA dhe stabilizim asociimit.

“Nuk di cilat mund të jenë kundërmasat, sepse nëse ndalohen kamionët me mallra shkelim marrëveshjet ndërkombëtare dhe do kemi problem me Evropën. Ka opsion suspendimin e marrëveshjes së Brukselit por kjo është çështje politike” mendon Ljajiç.

Ideja e qeverisë serbe ishte që përmes presionit nga bashkësia ndërkombëtare të hiqen taksat, ndërsa paralajmërimi i Vuçiti për kundërmasa është dëshmi se presioni nuk ka pasur sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat