Sali Rexhaj: Fëmijët që u kthyen nga Siria të iu bëhet testi i ADN-së

Lajme

Sali Rexhaj: Fëmijët që u kthyen nga Siria të iu bëhet testi i ADN-së

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:19
Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj ka reaguar pas kthimit të disa familjeve shqiptarë nga Siria.

Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, ne ligjin për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftëra të huaja nuk e ka gjetur askund që Kosova e ka obligim që t’i kthej ata nga vatrat e luftës.

Sipas tij, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet i botës.

Rexhaj thekson se, nuk është dashur të kthehen në Kosovë fare, por pasi janë sjell, ai kërkon që të arrestohen dhe jo të reklamohen.

Rexhaj ka edhe një kërkesë tjetër, që atyre fëmijëve të iu bëhet testi i ADN-së.

Ja postimi i plotë:

Sot e lexova disa here me kujdes ligjin mbi pjesemarrjen e kosovareve ne luftera te huaja.

Askund nuk e gjata ne ligj se Kosova ka obligim qe ti kthej ata nga vatrat e luftes. Pasi ta humbin ate. Nje gje te tille nuk e ka bere asnje shtet ne bote deri sot. Pse u dashka ta bejme ne te paret.

Aq me shume ne nuk mbajme pergjegjesi per shkuarje, per krime e vrasje te tyre atje, pse duhet ti kthejme ata mbrapa. Kjo nuk eshte aspak ne rregull, pos nese ndonje pushtetari i futen ne pune keta ISIS-a per vota njejte si veteranet mashtrues.

Eshte shume e dyshimt informata se jane kater terrorist e te tjeret jane gra e femije. Keshtu nuk shkon. Ato gra jane te moshes madhore dhe atje kan shkuar me deshire dhe kan marre pjese ne lufte dhe kan qene pjese e ISIS-it. Nuk eshte dashte te sillen ne Kosove fare, po pasi jane sjelle duhet te arrestohen e jo te reklamohen ne media me shami islamike e burka-veshje tipike e Kalifatit te tyre i mbetur ne tentative.

Edhe femijeve duhet tu behet ADN dhe ne asnje menyre Kosova nuk duhet te jete streh e femijeve te krereve te kesaj organizate me te poshter ne shekullin XXI.

Nga nje shtet i cili kidnapon qytatar ne pike te dites dhe ja dorezon Erdoganit duke shkele te gjitha ligjet vendore e nderkombetare, eshte normale pritja qe tu sherbej edhe terroristeve te ISIS-it.

Ndryshe nuk spjegohet fakti se te gjithe imamet ne krye me kreun e BIK-ut edhe pse hapur i nxiten, ushtruan e deguan ne lufte, sot jane u lene te lire nga drejtesia jone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat