Mediat botërore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Lajme

Mediat botërore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:37
Foto

Në tekst theksohet se tre kandidatët për president janë pro BE-së dhe NATO-s, por megjithatë në fokusin e fushatës ishte marrëveshja me Greqinë me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar.

Gazeta amerikane “Uashington Post” shkuan se shteti e zgjedh presidentin e parë të Maqedonisë së Veriut. Gazeta thekson se tre profesorë universitarë garojnë për funksionin i cili është gati se ceremonial.

“Votuesit në Maqedoninë së Veriut kishin edhe një mundësi që të japin mendimin për emrin e ri të shtetit, përmes votimit në zgjedhjet presidenciale, që vlerësohet si test kyç për qeverinë e qendrës së majtë e cila negocionte për ndryshim të emrit me qëllim që t’i vihet fund kontestit të disa dekadave me Greqinë fqinje”, shkruan gazeta.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhje në të cilat dominon tema për ndryshimin e emrit”, është titulli nën të cilin Reuters informon për zgjedhjet presidenciale në vend.

Në tekstin Reuters, gjithashtu, e thekson ndarjen në opinion në lidhje me ndryshimin e emrit dhe se kjo do të reflektojë në rezultatet zgjedhore, duke publikuar edhe anketat e fundit për kandidatët presidencialë.

Reuters, duke iu referuar analistëve, publikoi se është e mundur jehonë e vogël “për shkak të zhgënjimit te votuesit nga Qeveria në lidhje me tërheqjen e investimeve të huaja dhe papunësinë e madhe”.

“Ndryshimi i emrit në zemrën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut” është titulli i tekstit me të cilin Fox News informon për zgjedhjet. Në të ata tregojnë një histori të shkurtër për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe ka të bëjë me presidentin në largim Gjorgi Ivanov, duke përkujtuar se ai “tentoi që ta pengojë ose anulojë marrëveshjen me Greqinë”.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njofton për zgjedhjet, me theks në ndryshimin e emrit dhe frikën nga jehona e vogël.

“Marrëveshja për emrin thellë i polarizon maqedonasit. Shumë janë të ndarë  nga inati që duhet ta ndryshojnë emrin e vendit të tyre dhe dëshirës për hyrje në NATO dhe BE, kështu që një shkallë e lartë e abstenimit është e mundur. Kështu ishte rasti në referendumin për ndryshimin e emrit në shtator, kur nuk ishte arritur pragu i nevojshëm prej 50 për qind: Jehona atëherë ishte vetëm 37 për qind”, përkujton DPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat