Trifunoviq: Në Mitrovicë janë demontuar sirenat, Vuçiq u marr vesh për dorëzim ndaj shqiptarëve - Bota Sot
Trifunoviq: Në Mitrovicë janë demontuar sirenat, Vuçiq u marr vesh për dorëzim ndaj shqiptarëve

Lajme

Trifunoviq: Në Mitrovicë janë demontuar sirenat, Vuçiq u marr vesh për dorëzim ndaj shqiptarëve

Nga: F.B. Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:09
Aleksandar Vuçiq

 Artisti dhe kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë të Serbisë Sergej Trifunoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për marrëveshje me shqiptarë dhe dorëzim, shkruan “Balkanpost”, transmeton “Bota Sot”.

Si shkak për sulmin më të ri të Trifunoviqt ndaj pushtetit actual është marr njoftimi se në Mitrovicën e Kosovës janë demontuar dhe larguar sirenat, që me vite kanë qenë sinjal alarmi për tubime edhe veprim të organizuar të serbëve në këtë qytet.

Trifunoviq ka theksuar se “ekipi i Vuçiqit” kohë më parë ka mënjanuar dhe demontuar sirenat e alarmimit në Mitrovicën në veri , në mënyrë që të ju mundësoj shqiptarëve që në mënyrën e qetë të marrin në kontrollin qytetin.

Trifunoviq potencoi se presidenti Vuçiq është në marrëveshje me shqiptarët dhe perëndimin, ndërkohë që rrethi i tij i ngushtë është zhytur në krimin e organizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...