Trajkoviq: Presidenti Vuçiq po e pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Trajkoviq: Presidenti Vuçiq po e pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:27
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka deklaruar për Novi dan se pengesa për hetimin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit vjen drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Si ta kuptoj ndryshe. Nëse presidenti i shtetit del me materialin hetues dhe ia zbulon atë opinionit për rrjedhën e hetimeve, ky është mesazh për atë që kanë dëshmuar ose për ata që planifikojnë të dëshmojnë se menjëherë ai do t’i dijë të gjitha. Kam qenë shënjestër e tij, e thelbi është se ai e pengon hetimin”, thotë Trajkoviq.

Presidenti i Serbisë kohë më parë e kishte akuzuar Rada Trajkoviqin se dëshmia e saj në Kosovë për vrasjen e Oliver Ivanoviq që nga 23 nëntori i ka lënë dy serbë në paraburgim. Një hap më larg ka shkuar, siç përcjell radiokim, ka shkuar Marko Gjuriq i cili në Twitter ka publikuar dokumentin që në mënyrë autentike tregon çfarë ka thënë në hetime Rada Trajkoviq.

Rada Trajkoviq këtë e demanton dhe thotë se zyrtarët shtetërorë dhe tabloidët po e vënë në listën për pushkatim , ndërsa Gjuriq ka kërkon mbrojtje për shkak se është kërcënuar me vdekje për tërë këtë rast.

“Vuçiqi po bën fushatë me baltemët partiakë Informer dhe Alo, dhe kjo është aq e qartë. Po në ato portal ku para meje ka qenë edhe Oliveri – Alo, Informer, Pink, TV Most…”, thotë Trajkoviq.

Shton se shumë serbë që kanë pasur komunikim me Oliver Ivanoviq janë ftuar nga prokurori speciale për të dhënë deklarata.

“Ndër të tjerë edhe unë. Në tavolinën e prokurorit special kanë qenë të gjitha deklaratat e mia. Aty ka pasur edhe shënime personale e. Por ka qenë edhe regjistrimi nga biseda në ditën e vrasjes në tv happy në Beograd ku kam thënë se prapa krimit qëndron, mafia nga veriu i Kosovës”, thotë Trajkoviq.

Shton se me atë rast ka thënë se beson se është e përfshirë një pjesë e sigurimit ë Serbisë.

“Nuk e di nëse sigurimi i Serbisë e ka shfrytëzuar mafinë, apo mafia e ka shfrytëzuar Sigurimin e Serbisë, por është e qartë se bëhet fjalë për projektin e përbashkët”, mendon ajo .

Trajkoviq thotë se dokumenti i publikuar është problematik për dy arsye.

“E para, për shkak se gjatë hetimeve shpaloset dokumenti dhe kjo në kuptimin juridik është problematik dhe i ndaluar. E dyta, në faqen e parë të raportit duhej të ishte kërkesa origjinale për zgjatjen e paraburgimit për dy të dyshimtë”, ka thënë Trajkoviq.

Nga ana tjetër, ka shtuar Trajkoviq, deklarata e saj nuk është problematike,sepse, ka thënë, është ajo që kryesisht e ka folur.

Ajo thekson se deklarata e saj nuk ka ndihmuar në zgjerimin e hetimeve dhe në zgjatjen e paraburgimit të të dyshuarve.

“Personi që dëshmon është me shifër, identiteti tij nuk është i njohur”, thekson Trajkoviq.

Ajo ka theksuar se nga ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq do të kërkojë që kur ta braktisë territorin e Kosovës, të ketë përcjellje dhe mbrojtje për shkak të rrezikimit të sigurisë”për shkak të kërcënimeve që asaj i shkojnë nga presidenti i shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat