Propozimi i Berishës: Ja si duhet të sillet Kosova me Serbinë, ndryshe rrezikohet...

Lajme

Propozimi i Berishës: Ja si duhet të sillet Kosova me Serbinë, ndryshe rrezikohet...

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:06
Hashim Thaçi, Angela Merkel dhe Aleksaner Vuçiq

Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha thotë se pret të sqarohen pozicionet edhe të organizatorit edhe të palëve Kosovë-Serbi për të ardhmen e dy vendeve.

Ai thotë se qëndrimet e përfaqësuesve të Kosovës në këtë samit janë tepër të rëndësishme.

Sipas tij, duhet të sillet si shtet i pavarur dhe Serbinë duhet me trajtua si shtet fqinjë, në të kundërtën rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe paqen në rajon.

Ja postimi i plotë:

Në Samiti e Berlinit pres të sqarohen pozicionet edhe të organizatorit, por edhe të palëve Kosovë-Serbi rreth të ardhmes të dy vendeve, por edhe të rajonit.

Qëndrimet e përfaqësuesve të Kosovës në këtë samit janë tepër të rëndësishme prandaj mendoi se nuk duhet të shkohet me dy qëndrime për një materie sepse dalim joserioz dhe lëmë hapësirë për manovrim të logjikes politike ruso-sllave në rajonin e trazuar të Ballkanit.

Kosova duhet të sillet si shtet i pavarur dhe Serbinë duhet ta trajtoj si shtet fqinjë, në të kundërtën rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe paqen në rajon kur kemi parasysh se në Serbi vazhdon të jetë në krye të institucioneve mentaliteti që në fund shekullin e kaluar ka bërë luftëra të përgjakshme.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat