Gjuetari i kokave të Arkanit mbetet në burg

Lajme

Gjuetari i kokave të Arkanit mbetet në burg

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:25
Gjuetari i kokave të Arkanit mbetet në burg

Marinko Magda, ish-anëtar i Legjionit të të Huajve dhe më vonë i Tigrave të kriminelit Arkan, i cili dikur ndillte frikë e tmerr në veri të Baçkës dhe Hungari, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1995 për të paktën 13 vrasje.

Këto ditë gjykatat hungareze shqyrtuan lirimin e tij, por u vlerësua se ishte ende e rrezikshme lirimi i tij për shkak të rrethanave. Ai ka shërbyer 25 vjet burg dhe gjykata e Segedinit konsideroi automatikisht lirimin e tij në përputhje me ligjet hungareze.

"I burgosuri do të mbetet në burg për profil personal, vrasjen e më shumë njerëzve, mizori të pashembullt dhe abuzimin e armëve", tha Erika Pragai, zëdhënëse e gjykatës.

Mediat e quajnë Magda dhe ndihmësit e tij 'skuadronin e vdekjes', pasi ata vranë familje të tëra në Suboticë dhe Paliq po atë vit.

Viktimat e para ishin çifti Verica dhe Josip Agatiq, të cilët u gjetën të vdekur në janar 1994 në shtëpinë e tyre në Paliç. Nuk vonoi dhe familja Petriq u vra në Suboticë - trupi i një djali 10-vjeçar ishte në hyrje të shtëpisë, nëna e tij Stana ishte shtrirë në dhomën tjetër dhe babai Milan u vra në dhomën e gjumit.

Është interesante që në të njëjtën ditë kur trupat e të vrarëve u zbuluan, emri i Agatiq u shkrua me ngjyrë të kuqe në monumentin e heronjve të Luftës së Parë Botërore. Familja ishte e njohur në qytet pasi kishte një dyqan për fotografi.

Marinko Magda u arrestua në vitin 1994 në qytetin hungarez Segedin, ku ai mori një leje qëndrimi të përhershme. Leja ishte në fakt vetëm një karrem që ai të shfaqej atje. Gjykata serbe e dënoi me vdekje në vitin 1994, i cili më vonë iu zëvendësua në dënim me 40 vjet, dhe gjykata hungareze e dënoi një vit e gjysmë më vonë burgim të përjetshëm.

Në vitin 2004, ai u gjobit me 40,000 forintë të atëhershëm hungarezë për shkak të sulmit ndaj rojave të burgut. Nëse nuk e paguan dënimin, qëndrimi i tij në burg, madje edhe nëse lirohet më herët, do t’i vazhdohet edhe për 200 ditë.

Magda në burg ka vetëm një vizitor-avokatin e tij Sllavko Petriq, i cili thotë se klienti i tij flet shumë pak dhe më tepër merret me pikturim dhe foto. Punimet e tij madje mund të blihen në një galeri në Hungari.

Portali hungarez Index shkruan se vrasja brutale e familjes Nagj në vitin 1994 shokoi gjithë vendin, pasi Balint (42) asnjëherë nuk kishte punë të dyshimta. Vrasja e gruas së tij Gizela dhe fëmijëve Daniela e Balazs ishte vështirë për t’u sqaruar, transmeton KosovaPress.

Të katër anëtarët e familjes u vranë me “Scorpion”, dhe hetimi tregoi se ishte e njëjta armë me të cilën biznesmeni Antal Horvat, gruaja e tij dhe miku i tyre nga Subotica, u vranë një muaj më parë në Kecskemet.

Më 4 janar 1994, Edith Nemet u torturua dhe u vra në Oroshaza, dhe policia hungareze kishte informata se Magda ishte duke qëndruar në Kecskemét dhe Oroshaz.

Hetuesit e lidhën atë me krimin në Segedin për shkak të armëve të përdorura në të dyja vrasjet. Në atë vend u gjetën enët për ushqim të Nagj, ndërsa këpucët e tij u gjetën në baltën e oborrit të familjes Nagj. Gjykata hodhi poshtë të gjitha këto dhe askush nuk është përgjigjur ende për vrasjet në Segedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat