Studentët e Kragujevcit provokojnë ambasadorin amerikan Skot pas ligjëratës së tij

Lajme

Studentët e Kragujevcit provokojnë ambasadorin amerikan Skot pas ligjëratës së tij

Nga: F.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:29
Studenti serb

Në fakultetin e Drejtësisë në Kragujevc ambasadori amerikan Kajl Skot ka mbajtur një ligjëratë në të cilën morën pjesë 164 studentë dhe të rinj nga ky qytet, të cilët kanë provokuar ambasadorin dhe ia dhuruan një foot të një viktime fëmijë të vrarë nga bombardimet, shkruan “Expreso”, transmeton “Bota Sot”.

Skot ka fol para studnetëve për politikën e ShBA-ve në Serbi, dallimet në donacionet amerikane dhe ruse, gjendjen e mediave etj.

Sipas këtij, medium ai ka fol negativisht për Rusinë dhe është përpjekur të prezantojë ndikimin pozitiv të ShBA-ve në Serbi.

Në fund të ligjëratës një nga pjesëmarrësit (Nenad Milisavljeviç) që u prezantua si përfaqësues i “Zavetnik” në Kragujevc.

Duke shtuar pyetje ambasadorit” Thatë se Kushtetuta juaj respektohet, ndërsa në Apatin prezantuat hartën e Serbisë pa Kosovën. Unë kam një hartë që dua të ju dhuroj dhe të tregoj se territori ynë dhe vendi nuk ekzistojnë pas Kosovën” ka thënë Milisavljeviç.

Pas kësaj provokimi vazhdoi me pyetjen që shtroi studenti Arsenijeviç Miliç duke iu drejtuar studentëve tjerë se kush I beson fjalës së ambasadorit Skot të ngrit dorën, ku nuk u ngrit asnjë dorë.

Ndërsa fare në fund ambasadorit iu tregua fotografia e Milica Rakiq të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-së.

Kështu pas sulmeve mediale edhe politikanëve të ndryshëm edhe studentët kanë reaguar në ligjëratën e para disa dite kur para nxënësve prezantoi hartën e Serbisë pa Kosovën, duke thënë se ky është qëndrim i vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat