Edhe Brnabiç sulmon Trajkoviqin, e quan skandaloze deklaratën e saj

Lajme

Edhe Brnabiç sulmon Trajkoviqin, e quan skandaloze deklaratën e saj

Nga: F. B Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:31
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç mendon se deklarata e Rada Trajkoviq, në të cilën ajo sulmon Serbinë për terrorizëm shtetëror është skandaloze, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Nuk di se në cilin vend tjetër do ndodhte kjo, pa asnjë fakt, me konstatime paushall sulmoni presidentin e Republikës për terrorizëm, është jashtë çdo mendje të shëndoshë ", deklaroi Brnabiç.

Sipas saj nga “vrasja monstruoze” e Oliver Ivanoviçit më së paku kanë mund të përfitoj presidenti Vuçiq, Qeveria dhe Lista Serbe, duke shtuar se situata është “ pikërisht e kundërta ".

" Pra zgjedhjet kaluan, Lista serbe ka fituar, kemi biseduar me Ivanoviç dhe nuk ka pasur arsye të i rrezikohet jeta. Në interesin tonë është stabiliteti në Kosovë, sepse për herë të parë atje serbët janë unik. Ajo vrasje ka qenë në interes të gjithë tjerëve përveç presidentit , qeverisë dhe Listës Serbe, që ajo indirekt i akuzon ", tha Brnabiç duke komentuar deklaratën e Rada Trajkoviq.

Ajo ftoi Trajkoviqin që të tregoj faktet e akuzës ndaj Vuçiqit."Ajo do të thotë se pasi ai bënë obstruksion, Prishtina e realizon? Vërtet është marre, jemi mësuar me lloj-lloj deklarata, por në fund të fundit qytetarët do vendosin për gjithçka ",tha Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat