Vazhdojnë kërkimet në ish-hotel "Adriatiku"

Lajme

Vazhdojnë kërkimet në ish-hotel "Adriatiku"

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustruese

Janë duke vazhduar kërkimet nën pjesën e rrënuar të ish-hotel "Adriatiku" në Mitrovicë.

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

Raportohet se ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat