Mediat serbe: Lista e shantazheve për kandidatët e Listës Serbe nga Lëvizja “Vetëvendosje”

Lajme

Mediat serbe: Lista e shantazheve për kandidatët e Listës Serbe nga Lëvizja “Vetëvendosje”

Nga: F.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:04
VV

Përfaqësuesit e partive shqiptare në Kosovë duan që komplikojnë procesin zgjedhor për kryetar komune në veri, pasi anëtarët e KQZ nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kërkojnë dokumente dhe garanci shtesë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Kandidatët e Listës Serbe për kryetar të komunave në veri mund të kenë probleme, nëse për paraqitjen e tyre nuk votojnë një apo dy anëtarët e KQZ nga radhët e “Vetëvendosjes” shkruan gazeta.

Anëtarët e këtij subjekti kanë paralajmëruar se do votojnë kundër certifikimit për kandidatët e Listës Serbe në zgjedhjet e 19 majit, nëse në ndërkohë nuk ofrohen fakte se “serbët do respektojnë Kushtetutën dhe rregullimin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe përgjegjësit tjera me ligj".  NË këto zgjedhje e “vetëvendosje ka kandidatët e saj për krerët e komunave në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lëvizjes në KQZ Adnan Rustemi ka thënë se “KQZ duhet me kujdes të shqyrtoj paraqitjet e kandidatëve të Listës Serbe ", duke marr parasysh se kryetarët që ishin kanë dhënë dorëheqje dhe në to kanë shkruar “Kosovë dhe Metohi”. Ai ka kërkuar dokumente shtesë për Listën Serbe që “dëshmojnë” distancim nga qëndrimi i Vuçiqit.

KQZ aktualisht nuk është në përbërjen e plotë sepse ka 9 nga dhjetë anëtarë që duhet. Ndërsa për certifikim duhen 8 vota, ndërsa më herët është kërkuar vetëm dy të tretat e votave që d.m.th vetëm 6 vota brenda KQZ.

“Politikanët shqiptarë dukshëm përmes anëtarëve të KQZ luajnë lojë dhe komplikojnë situatën dhe zvogëlojnë ndikimin e Listës Serbe ndër banorët serbë” thotë një burim i gazetës.

Afati i certifikimit ka kaluar, mbledhja është shtyrë

Kandidatët për kryetarë të komunave në veri sipas Stevan Veselinoviç anëtar i KQZ i kanë paraqitur tri subjekte: Lista Serbe PDK dhe “Vetëvendosje”. Lista Serbe është subjekti i vetëm serb që është paraqitur në këto zgjedhje. Afati i certifikimit të kandidatëve ka kaluar dje, ndërsa KQZ ka shtyrë për sot mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat