Gjilas: Është e nevojshme deklarata e pajtimit me Kosovën

Lajme

Gjilas: Është e nevojshme deklarata e pajtimit me Kosovën

Nga: F.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:48
Dragan Gjilas

Lideri i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë dhe themeluesi i Lidhjes për Serbinë (SZS) Dragan Gjilas ka deklaruar se “ është i domosdoshëm pajtimi me Kosovën ku në dy parlamentet do duhej të miratohen deklaratat e pajtimit, por askush nuk punon në atë drejtim dhe këtë nuk mund ta bëjë udhëheqja aktuale”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Nga njëra anë keni njerëz që kanë kryer krime, nga ana tjetër ata që kanë nxitur dhe mbështetur krime. Këta nuk janë njerëzit që mund të pajtojnë popullin ", ka thënë Gjilas.

Sipas tij për 20 vite nga bombardimi i SRJ dhe 11 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe më tutje kjo çështje po zgjidhet në mënyrën e gabuar, ndërsa njerëzit jetojnë keq e më keq.

"Pajtimi i dy popujve do të thotë që mund të lëvizni lirshëm, që ekonomia të jetë e lirë, të bashkëpunojmë dhe fusha të ndryshme. Që policia të nënshkruaj dokument se nuk mund të fshihen kriminelët, që prokuroria të bashkëpunoj dhe të zgjidhen çështjet e pasurisë", tha Gjilas.

Gjilas theksoi se nuk do mbështeste qëndrimin që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së sepse për atë nuk ka bazë dhe se Kosova për te është pjesë e Serbisë.

"Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, ndërsa për shqiptarët është e pavarur. Kosova iu takon serbëve dhe shqiptarëve. Të gjithë e shfrytëzojnë Kosovën si armë në politikën e brendshme, kur flitet për jetën e keqe ata nxirren me Kosovën. Për mua si qytetar i Serbisë, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Pajtimi nuk është definim i statusit. Atë ditë kur qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës të mund të jetojnë më mirë dhe të kenë paga më të mëdha, kur do kenë mundësi të mendojnë ku do shkojnë në verime, atëherë mund të zgjidhim edhe disa gjëra tjera ", tha Gjilas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat