Komisioni i Helsinkit: Trajkoviq po rrezikohet nga Vuçiq dhe mediat serbe

Lajme

Komisioni i Helsinkit: Trajkoviq po rrezikohet nga Vuçiq dhe mediat serbe

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:23
Rada Trajkoviq

Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka shprehur shqetësimin në lidhje me cenimin e sigurisë së Rada Trajkoviqit që po i bëhet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e dy mediumet serbe “Alo” dhe “Informer”.

Një shumëllojshmëri e spekulimeve rreth dëshmisë së Rada Trajkoviqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit që po drejtohen nga tabloidet pro-regjimit në Serbi, “Informer” dhe “Alo”, si dhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq praktikisht janë thirrje kërcënuese për sigurinë e Rada Trajkoviqit. Përveç kësaj, lajmet si të tilla ilustrojnë sulmin brutal ndaj personit dhe integritetit të saj, thotë përmes një komunikate për media Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Komisioni i Helsinkit tutje thotë se që nga vrajsa e Oliver Ivanoviqit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka ndërhyrë në hetimet e këtij rasti duke amnistuar disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, siç është Milan Radoiçiqi.

“Të përkujtojmë pretendimet e tij se, ‘dëshmitarja Rada Trajkoviq dëshmoi, ndër të tjera, se ajo kishte qenë në kontakt me Oliver Ivanoviqin gjatë gjithë kohës së fundmi, dhe se Ivanoviqi ishte nën mbikëqyrje të përhershme dhe ishte përgjuar nga shërbime profesionale, veçanërisht nga ato të shtetit serb’, duke theksuar, ‘e shihni tani se çfarë gënjeshtare është ajo grua’”, thuhet në komunikatë.

Kur Prokurori Special i Kosovës kërkoi që Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Risiq, që ishin arrestuar më 23 nëntor si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duhet të mbahen në paraburgim deri në njoftimin e mëtejshëm, mediumet Informer dhe Alo publikuan videon e tij në lidhje me dëshminë e Rada Trajkoviqit.

Në fakt këto mediume sugjeruan se Rada Trajkoviq, siç u shpreh Alo, “u ka thënë hetuesve shqiptarë se Oliver Ivanoviqi kishte qenë nën vëzhgim të shërbimeve sekrete të Republikës së Serbisë, por për këto deklarime të saj ajo nuk ka ofruar asnjë argument apo dëshmi”.

Alo tutje është shprehur se, “pa dhënë asnjë provë, Rada Trajkoviq ka deklaruar se Milan Radojiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij nga Serbia” ishin përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Derisa mediumi tjetër Informer e akuzoi Rada Trajkoviqin direkt përmes një baneri duke thënë se, “Skandaloze! Rada Trajkoviq në mënyrë të falsifikuar akuzon serbët për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në dëshminë e saj para një prokurori shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat