Kjo është frika më e madhe e Kryministrit Haradinaj

Lajme

Kjo është frika më e madhe e Kryministrit Haradinaj

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj njihet si një person shumë sportiv, i cili pothuasje çdo mëngjes del për të vrapuar në parkun e Gërmisë, madje mirret edhe me fitnes, gjë që e bën të ketë një trup të formuar e të fuqishëm. Kryeministri ka edhe një nofk si Rambo, por pavarësisht këtyre ai ka frikë nga gjilpërat.

Haradinaj nuk i ka qejf aspak vizitat te mjeku, sidomos kur duhet të marrë gjilpëra. Ai madje në një emision është shprehur se më me dëshirë kthehet i sëmurë në shtëpi sesa të marr atë.

“Kur shkoja te mjeku në fëmijëri, dhe më thonin se duhet të marr gjilpërë, une në atë moment shërohesha”, ka thënë Kryeministri me shaka, duke shtuar se akoma i ka frikë ato shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat