Bufi në mënyrë vullnetare deklarohet t’u mësojë fëmijëve të kthyer nga Siria për letërsinë tonë

Lajme

Bufi në mënyrë vullnetare deklarohet t’u mësojë fëmijëve të kthyer nga Siria për letërsinë tonë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:05
Aktori i pëlqyer, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi

Aktori i pëlqyer, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi ka dhënë një ide interesante, kreative dhe mjaftë të qëlluar përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.

Artisti është shprehur në mënyrë vullnetare t’iu vij në ndihmë fëmijëve të kthyer nga Siria.

Bufi ka thënë se këtyre fëmijëve duhet t’u mësohet dhe t’u tregohet për historinë, letërsinë dhe personazhet e njohura shqiptare, në mënyrë që ata të mësojnë dhe të kuptojnë se populli ynë ka zenër të madhe dhe janë tolerant.

Ky është postimi i plotë:

Personalisht dhe vullnetarisht do te angazhohesha si aktor me femijet e kthyme nga Siria. 
Nuk do te ishte keq te ju lexonim femijeve ndonje veper nga Kadare, Qosja, Podrimja, Kukaj etj. Do te ishte mire qe te ju flasim per Nane Terezen e Mulla Idrizin. 
Veprat e Anton Cetes dhe Adem Jasharit. 
Si aktor vullnetarisht do te ju falja ndonje dite ketyre femijeve. Me kete menyre mendoj qe femijet do ta kuptonin se i takojne nje populli me zemer te madhe dhe tolerant. 
E gjith shoqeria do te duhej me u angazhu qe kujtimet nga atje ata ti kujtojne veq si nje anderr e keqe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat