Vuçiq pret mbështetjen e Kinës për Kosovën

Lajme

Vuçiq pret mbështetjen e Kinës për Kosovën

Nga: F.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot fillon vizitën në Kinë, ku do të takohet me presidentët kinez dhe rus, Si Gjinping dhe Vladimir Putin. Gjatë vizitës disa ditore do nënshkruhet pako e bashkëpunimet me dhjetë marrëveshje, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vizita disa ditore e Vuçiq në Kinë dhe takimet me liderët e dy vendeve të mëdha Kinën dhe Rusinë do të shtojnë mbështetjen në mbrojtjen e interesave kombëtare në lidhje me Kosovën dhe do sigurohen investime në vlerën një miliardë euro.

Vuçiq do marr pjesë në Forumin e dytë ndërkombëtar " trase dhe rrugë", ku do të marrin pjesë përveç krerëve kinez e rus edhe zyrtarë të vendeve tjera.

Takimi sipas zyrtarëve do të jetë mundësi e forcimit të pozitës së Serbisë në lidhje me Kosovën në kohën e presioneve nga perëndimi dhe takimit që do mbahet në Berlin. Posaçërisht në lidhje me qëndrimin e B>E që Gjermania do e propozoj që deri në tetor të nënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse nga të dy palët.

Raportet e Serbisë me kinën dhe Rusinë nuk kanë qenë asnjëherë më të mira, ndërsa është nder takimi i Vuçiq me dy liderët e vendeve të fuqishme botërore, sikurse edhe mbajtja e fjalës përfundimtare. Pritet po ashtu nënshkrimi i dhjetë marrëveshjeve si është ndërtimi i metros në Beograd, autostradave, parkut industrial dhe projekte tjera të mëdha.

Vuçiq do ketë takime edhe me presidentët e Zvicres, Bjellorusisë, Uliem Maurer dhe Aleksandar Lukashenko etj.

Në delagacionin serb do jenë edhe ministrat, Rasim Ljajiç, Zorana Mihajloviç, Sinisha Mali, Aleksandar Antić dhe Nenad Popović dhe kryetari i këshilit kombëtar për bashkëpunim me Kinën e Rusinë Tomislav Nikolić.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat