SDA lëshon mbledhjen e Kuvendit të Novi Pazarit: Nuk heq dorë nga emërtime e rrugëve me emrat Rugova, Demaçi, Polluzha dhe Aqif Efendia

Lajme

SDA lëshon mbledhjen e Kuvendit të Novi Pazarit: Nuk heq dorë nga emërtime e rrugëve me emrat Rugova, Demaçi, Polluzha dhe Aqif Efendia

Nga: F. B. Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:58
Novi Pazar

Këshilltarët e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit në Novi Pazar pasi me shumicë të votave është hequr nga rendi i ditës ndryshim-plotësimi i emrave të rrugëve, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Këtë hap këshilltarët e SDA e morën pas u hoq nga rendi i ditës pika për emërtimin e rrugëve, ky hap u ndërmarr me arsyetimin se propozim vendimi që u paraqit në shqyrtim për Kuvend nuk ka respektuar procedurat ligjore.

Sipas medieve kjo shtyrje ka të bëjë me emrat e propozuara nga SDA Sanxhak si: Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Shaban Poluzha dhe Aqif- Efendia, sikur edhe anëtar të Konferencës së Sjenicës.

Në arsyetimin e SDA për këta emra për Aqif Efendinë thuhet se ishte themelues dhe kryetar i Partisë Boshnjake Gjemijet, deputet popullor në Kuvendin e Mbretërisë së Jugosllavisë, krye shef i rrethit të Pazarit të Ri por edhe "organizator i mbrojtjes së Novi Pazarit nga sulmet çetnike dhe mbrojtës i popullsisë civile serbe ".

Këshilli Kombëtar Boshnjak ka nisur procedurën e rehabilitimit por procesi gjyqësor nuk përfundoi.

Pas mos futjes në rend të ditës, këshilltarët e SDA kanë lëshuar mbledhjen, ndërsa pas kësaj këtë e bënë edhe përfaqësuesit e SPP të Partisë së Muamer Zukorliç.

Shefi i grupit të këshilltarëve të partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) Jahja Fehratoviç vlerësoi se lëshimi i mbledhjes së këshilltarëve të SDA Sanxhak fillim i përçarjes në koalicionin  e tyre me Partinë Demokratike të Sanxhakut (SDP).

Ai theksoi se përçarjet, mospajtimet mes dy subjekteve në pushtet do të ketë pasoja në funksionimin e shumicës pasi ndodhemi në gjendje parazgjedhore.

"Nuk përjashtohet se e gjithë kjo është menduar nga SDA Sanxhak për emërtuar rrugët në emrat e disa njerëzve, por të tjerët nuk deshën këtë. Kanë dashur të konsolidojnë trupin votues që po ju humb, edhe pse qytetarët e kanë kuptuar se është ide populliste që nuk ka ardhmëri", ka thënë Fehratoviç.

Përndryshe propozimi i SDA u refuzua sepse nuk ishte në harmoni me procedurat e statutit të qytetit.

Sipas procedurave propozimet cilat do qofshin duhet të vijnë në Komisionin e Kuvendit për emërtime, pastaj për të deklarohet Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe Këshilli për raporte ndër etnike dhe më pas të merret miratimi nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Prandaj edhe po të miratoheshin nga Kuvendi, nuk do të kishte asnjë rëndësi juridike, sepse në bazë kësaj nuk mund të ndryshohen emrat në regjistër dhe në adresat e letërnjoftimeve.

Mbledhja është ndërprerë dhe pritet vazhdimi brenda 18 orëve, ndërkohë pushtetin në Novi Pazar e përbëjnë: SDP, SNS, SDA dhe SNP ndërsa SPP është në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat