Fisnik Ismaili flet për herë të fundit për Kosharen: Kujt po i thotë se e ka intelektin e insektit?

Lajme

Fisnik Ismaili flet për herë të fundit për Kosharen: Kujt po i thotë se e ka intelektin e insektit?

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2019 Në ora: 23:09
Fisnik Ismaili

Deputeti i PSD-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fisnik Ismaili ka reaguar edhe njëherë përmes një postimi në Facebook për luftën e Koshares.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka dashur të fol për këtë çështje, por thotë se plotë kundërshtarë politik kanë shpikë tregime për kontributin e tij në UÇK.

Këtë javë thotë se për herë të parë është detyruar të flas për këtë çështje.

“...Por dinjitetin s'ia lejoj me ma ulë asnjë njeri që ka intelekt insekti”, thotë Ismaili.

Ja postimi i plotë:

20 vjet s'e kam tregue rrëfimin Koshare, me gjithë faktin që na kanë përulë vazhdimisht, por lavdin e betejës tonë s'kanë mujtë asnjëherë.

Deri në vitin 2010, kur u kandidova për deputet për herë të parë, shumë njerëz as nuk e kanë dijtë se kisha qenë pjesëtar i UÇK-së. Më kanë njoftë prej NEËBORN dhe veprave të mia të pasluftës, për të cilat due me u mbajtë mend, mbi të gjitha, për faktin se ASNJËHERË nuk e njollos a, e as nuk përfitova në emër të luftës, sepse lufta për vendin tim s'ka me m'përfundue deri të vdes.

Gjatë krejt kësaj kohe, plot kundërshtarë politikë kanë shpikë tregime për kontributin tim në UÇK. Për herë të parë, këtë javë, më detyruen me tregue atë që kam dashtë me e mbajtë veç për vete deri në frymën e fundit, sepse s'e kam ba as për me m'thurrë lavde, as për me e shpallë veten hero, por e kam ba për vendin tim, njerëzit e mi, edhe shpirtin tim. Por dinjitetin s'ia lejoj me ma ulë asnjë njeri që ka intelekt insekti.

Ma nuk flas për këtë temë, deri, ndoshta, një ditë e shkruej atë librin që andërroj me e shkrue qe sa e sa vjet.

Ju falënderoj për përkrahjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat