Hoyt Yee: Do të ndodhë diçka e re mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Hoyt Yee: Do të ndodhë diçka e re mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:57
Brian Hoyt Yee

Ish- zëvendës ndihmës sekretari amerikan i ShBA për Evropë dhe Euro-azi Brian Hoyt Yee ka thënë se takimi në Berlin me 29 prill nuk do të jetë “tash apo kurrë”, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Hoyt Yee ka theksuar se takimi i presidentit Vuçiq me presidentin Thaçi në Berlin me kancelaren Merkel dhe presidentin francez Makron nuk është vendimtar në dialogun e Prishtinës dhe Beogradit por mundësi për bisedime.

"Ju kam merita Gjermanisë dhe vendeve të tjera që edhe më tutje organizojnë takime të këtilla në të cilat diskutohen hapat e mëtutjeshëm. Shpresoj se sinqerisht dhe në mënyrë detale do të diskutohet për përparimin dhe hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe të arrihet përparim....mendoj se ndarja e territorit në vija etnike nuk është e mirë as pragmatike, politike as diplomatike, kjo nuk është diçka që mund të bisedohet ", tha Yee, për “Zërin e Amerikës”.

Ai në takimin “Zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” në Uashington theksoi se “Serbia duhet qartë të vendos a shkon drejt BE-së apo Rusisë sepse nuk mundet të dëshiroj dy anëtarësime të ndryshme në të njëjtën kohë.

Nuk është mirë që dy organizatave të ju dërgohen sinjale hutimi në të njëjtën kohë.

"Pra nuk është fjala se nuk ka mundësi legale po nuk është efikase. Nuk ka asgjë të keqe në raportet e Serbisë me Rusinë, nuk ka arsye të ndërprehën, por nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, duhet qartë të orientohet sepse politika e jashtme duhet të harmonizohet me atë të BE-së dhe jo me ndonjë vend tjetër apo partnerin strategjik", tha Yee.

Duke fol për zgjerimin e BE deri 2025 ai theksoi se është e dëmshme që vendet e Ballkanit të bëhen se po realizohen reforma, dhe BE se janë realizuar.

"Nuk ka nevojë të hiqet dorë nga integrimi, por duhet me qenë i sinqertë në atë rrugë. Sepse ndonjë vend mund të bëhet pjesë e BE-së deri 2025, por pengohen vendet tjera të kryejnë reforma", tha Yee.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare aktualisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se BE dhe ShBA regjionit nuk i kushtojnë rëndësi të madhe,  por është me rëndësi që BE dhe ShBA të kenë qasje unike.

"Po ashtu duhet të dimë se nëse nuk reagojmë menjëherë gjërat mund të përkeqësohen , përfundoi Yee.

Të përkujtojmë se, Hoyt Yee ka nxitur shumë reagime në opinionin serb me qëndrimin e tij për dy karriget në të cilat ulen serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat