Çka tha sipas Vuçiqit presidenti kinez Gjinping për Kosovën

Lajme

Çka tha sipas Vuçiqit presidenti kinez Gjinping për Kosovën

Nga: F. B. Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:21
Aleksandar Vuçiq, Si Gjinping

“Qëndrimi I Kinës në lidhje me çështjen e Kosovës nuk ndryshon, kjo nënkupton mbështetjen për integritetin territorial  dhe sovranitetin e Serbisë”, ka thënë presdienti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin kinez Si Gjinping, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

Sipas Vuçiq, Kina kupton dhe mbështet Serbinë kur është fjala ëpr Kosovën, ndërsa këtë e ka dëhsmuar kur është votuar në Interpol, UNESCO dhe organizatat tjera.

Ndërkohë që ai (Vuçiq) i ka premtuar mbështetjen kur bëhet fjalë për Taivanin.

Me zyrtarët kinez është biseduar për zhvillimin ekonominë dhe mundësinë e mbështetjes së zhvillimit të Serbisë, ndërkohë që I pyetur nga gazetarët për sulmet q ëjanë bërë ndaj familjes së tij (në Serbi) nga media edhe persona të caktuar ai ka thënë “kjo është një ditë e lumtur dhe nuk dua ta prish me gjëra të kqija të narkodilerëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat